Pas protestave të shoqërisë civile rreth këtij projektligji, dhe pas mbështetjes që Zyra e BE-së në Kosovë i ka dhënë protestës, Qeveria ka vendosur të tërheq këtë projektligj.
Në mbledhjen e Qeverisë Haradinaj ka thënë se pas konsultimit me Kryetarin e Kuvendit është propozuar tërheqja e ligjit.
“Ne kemi bërë një konsultë me Veselin lidhur me këtë Projektligj dhe është propozim që ky Projektligj të tërhiqet nga procedurat e Kuvendit”, tha kryeministri Haradinaj.
Kujtojmë që 100 organizata të shoqërisë civile kanë protestuar para partive më të mëdha politike duke vendosur pankarta që kundërshtojnë këtë projektligj.
Gjatë këtyre protestave, shoqëria civile nuk është lejuar të vendosë pankarta në selinë e PDK-së, ku sigurimi i kësaj partie i kishte sulmuar aktivistët.