Suedia nuk pret të shënojë goditje të fuqishme ekonomike si ndikim nga COVID-19.
Suedia tha të enjten se, pas rënies së shkaktuar nga koronavirusi, ajo po fillon të shohë sinjalet e para pozitive dhe ekonomia e saj nuk do të kontraktohet aq sa pritej fillimisht këtë vit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Ministrja e Financave, Magdalena Andersson tha se qeveria tani priste që ekonomia suedeze të tkurret me gjashtë për qind në vitin 2020, në vend që të jetë rreth shtatë për qind siç parashikohet në prill.
“Kohët e fundit kemi parë disa sinjale pozitive që sugjerojnë që kemi arritur në fund dhe se tani po shohim një kthesë nga lartë”, tha Andersson në një konferencë për shtyp.
Ajo theksoi se përmirësimi kishte filluar nga një nivel jashtëzakonisht i ulët dhe ende kishte paqartësi të konsiderueshme në lidhje me parashikimet.






