Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i AAK-së Ramush Haradinaj, janë takuar gjatë ditës në njërin nga restorantet në kryeqytet.
Ky takim i dy partnerëve në koalicionin qeverisës, vjen pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, raporton KOHA.
Temë e takimit ka qenë edhe anulimi i takimit në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga emisari amerikan Richard Grenell. As Mustafa e as Haradinaj nuk janë deklaruar për media.