Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Gjatë një pike kontrolli në Fushë Kosovë, zyrtarët policorë kanë ndalur një veturë dhe gjatë kontrollit një i dyshuar i cili ishte brenda veturës, ka hedhur nga dritarja një pistoletë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar për intervistim në stacion policor.

“Me vendim të prokurorit, pistoleta me një karikator të zbrazët është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e Policisë.