Në rrugët e Kinës ka filluar të shiten sërish, akrepa, shumëkëmbësh dhe insekte tjera të fërguara, pasi për afro 70 ditë nuk u lejuan të shiten për shkak të shpërthimit të pandemisë së coronavirusit.

Shitës në tregjet e natës në Nanning ofrojnë specialitete të ndryshme me oktapod, peshq të ndryshëm e deri te orizi i kombinuar me insekte të rralla, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte aty shiten merimanga e krijesa tjera, që gjatë kohës së pandemisë konsiderohej vepër ilegale nëse dikush kapej duke i shitur.

Tregje të ngjashme në provincën Hubei më saktësisht në qytetin Wuhan, kishin nxitur shpërthimin e pandemisë që pushtoi botën dhe prej atëherë autoritetet kineze kishin urdhëruar mbylljen e tyre.