Ish-infermierja në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit ‘Orenda’ në Pejë, Aurona Pelaj, e cila dyshohet për sulmin brutal ndaj një 70-vjeçareje, është liruar nga masa e paraburgimit bashkë me dy ish-koleget e saj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga qyteti i Pejës, ku shihet Pelaj teksa shijon lirinë duke tymosur duhan në rrugë.