Sipas gazetës britanike The Sun, tre klubet e Ligës Premier po tregojnë interes për James Rodriguezin.

Sezoni fantastik i kolumbianit në Bayern nuk ka shkuar pa u vënë re prej Chelseat, Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, të cilët po kërkojnë të marrin shërbimet e tyre.
Megjithatë, lojtari ka pohuar për mediat gjermane se nuk është i interesuar të transferohet te ekipet angleze.

“Unë jam shumë mirë në Bayern, ndihem mirë në Munich”, tha lojtari, duke shtuar se “Kur isha në Monako luajta shumë mirë sikurse tani te Bayerni”.

“Kam jetuar momente që nuk ishin mjaft të mira në Real Madrid, por e vërteta është se më ndihmoi të rritem, të zhvillohen me këto situata”, tha kolumbiani.Pas kualifikimit në botëror dhe fitores kundër Francës me rezultat 3-2, megjithëse ishin në disavantazh prej dy golave.
“Do të arrijmë ta vlerësojmë këtë arritje, duhet të bëjmë punën tonë, të jemi të qetë dhe të përpiqemi të jemi më të mirë se të tjerët në botëror”, pohoi James.

Futbollisti 26-vjeçar është paraqitur në 17 ndeshje dhe ka shënuar deri më tani katër gola. /Telegrafi/