Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e tërësishme të tarifës ndaj mallrave serbe dhe Bosnje Hercegovinës.
Pëlqimin për vendimin e ekzekutivit kosovar deri më tani pas heqjes së tarifës 100% kanë dhënë edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ajo e Francës, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.
Por, kundër vendimet për heqjen e tarifës dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet e ka kundërshtuar Ambasada e Amerikës në Kosovë.Në qëndrimin britanik, pengesat jo tarifore, siç është reciprociteti, thuhet se duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Ne përshëndesim vendimin e Qeverisë në detyrë për hjeqjen e tarifave në mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ne ritheksojmë përkrahjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe besojmë se mospajtimet, përfshirë barrierat jotarifore, mund të zgjidhen në këtë kornizë.
Dialogu duhet të dërgojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, juridikisht detyruese, që respekton integritetin territorial dhe normalizon marrëdhëniet bilaterale, që është e pranueshme për qytetarët e të dy vendeve dhe që do të ofrojë përfitime afatgjata për ta dhe për të gjithë rajonin.
Me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtar, Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për vazhdimin e dialogut”, thuhet në komunikatën për media të Ambasadës së Birtanisë së Madhe në Kosovë.“Ne ftojmë Qeverinë në detyrë, ose atë të re, që në të njëjtën kohë të punojë në arritjen e prioriteteve afatgjata të njerëzve, të reflektuara në zgjedhjet e fundit të Tetorit, duke u fokusuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet tutje në njoftimin e Ambasadës.






