Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së 17-të të Ipko Superligës së Kosovës, njofton Llapi.info
“Zahir Pajaziti” në Podujevë do të jetë arena në të cilën Llapi do të zbres sot me fillim nga ora 13:00.
Bardh e kaltrit, pas eliminimit nga Kupa e Kosovës nga Trepça ‘89, kërkojnë këndelljen ndaj Lirisë së Prizrenit.
lapi në këtë ndeshje në kampionat vjen pas fitores të së shtunës ndaj Flamurtarit në Prishtinë, derisa e dhe Liria ka fituar lehtësisht ndaj KEK-ut me rezultat 3-0 duke regjistruar edhe fitoren e tretë të prizrenasve.
Pas 17-javësh, Llapi gjendet në vendin e tretë me 32 pikë të tubuara, pesë pikë më pak se lideri Prishtina. Ndërsa, Liria radhitet në pozitën e 10-të me 19 pikë./Llapi.info