Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e vlerësoi si humbje të Serbisë dhe Kosoves, dështimin e kësaj të fundit për t’u anëtarësuar në Interpol.
“Sot nuk ka fitues, nuk ka fituar as Kosova por as Serbia. Fitues sot është e keqja”.
Ai tha se nuk ka munguar puna por se janë ballafaquar me kundërshtime të mëdha.
“E them me plot sinqeritet se nuk kemi lënë asgjë pa bërë. Kemi punuar, por në fund e pate se nuk arritëm t’i siguronim edhe ato 12 vota për t’ia siguruar Kosovës anëtarësimin. Oponenca është tepër e madhe, kundërthëniet janë të mëdha. Serbia bëri një luftë të pamëshirshme me të gjitha mjetet që pati në dispozicion, kundër Kosovës”.
Ai më tej theksoi se Kosova mori më së shumti vota, por në këso kushtesh sipas tij është e vështirë që të sigurohen 2/3 e votave.
Pacolli kërkoi unitet politik dhe tha se nuk duhet të ketë dekurajim por se duhet që Kosova të ecë përpara.