Futbollistët e Prishtinës e vizituan në spital Valmir Veliun e Llapit, që pësoi lëndim të rëndë gjatë pjesës së parë të derbit mes këtyre dy klubeve.
Një përplasje me Diar Miftarajn e detyroi Valmir Veliun e Llapit të largohet nga fusha që nga minuta e 35-të të ndeshjes.
Mesfushori i Prishtinës, Miftaraj, u duk shumë i shqetësuar nga lëndimi i kundërshtarit të tij saqë nuk mori trajtim nga mjekët derisa Miftaraj u dërgua drejt spitalit me autoambulancë.
Shqetësimin e tij për gjendjen e Veliut, Miftaraj e dëshmoi edhe me vizitën që ai bëri, bashkë me lojtarët e tjerë të Prishtinës, Veliut në spital.






