Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Nënkryetari Rudari e informoi për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Podujevës, situatën me menaxhimin e pandemisë COVID-19, efektin e saj në biznese dhe për projektet të cilat po zhvillojmë si komunë edhe përkundër situatës së krijuar.
Me këtë rast Rudari e falënderoi zëvendëskryeministrin Selmanaj, për vendimet e marra në favor të rimëkëmbjes ekonomike, sidomos në sektorin e bujqësisë, sektor që pati një vit të vështirë dhe kërkoi angazhim shtesë për ndihmë bizneseve të cilat janë goditur nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë.
Nënkryetari Rudari bashkë me zëvendëskryeministrin Selmanaj vizituan punimet në bulevardin e qytetit./Llapi.info






