Qyteti kinez Wuhan në provincën Hubei ku edhe shpërtheu epidemia e COVID-19, ka filluar gradualisht t’i rikthehet normalitetit.

Pas 76 ditëve izolimi total me shpresën së kështu do të parandalohet përhapja e mëtejme e coronavirusit, qytetarët e këtij qyteti me miliona banorë i janë rikthyer jetës, transmeton Telegrafi.

Të etur për të shijuar natyrën, për të dalë për shëtitje dhe për të parë të afërmit, qytetarët po frekuentojnë në masë të madhe vendet e tyre të preferuara, tani kur autoritetet e këtij vendi hapën rrugët që qojnë jashtë dhe brenda Wuhanit.

Pas më shumë se dy muajve izolim, ky qytet ishte goditur rëndë edhe ekonomikisht, kjo për faktin se asgjë nuk funksiononte brenda tij, duke u mbyllur fabrikat, qendrat tregtare, marketet e madje edhe transporti publik.

Telegrafi/