Këtë e ka bërë të ditur sonte kreu i kësaj partie, Kadri Veseli.

Ai nëpërmjet një konference për media ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve ku PDK nuk është e para në rezultate, shkruan lajmi.net.

E përveç kësaj, Veseli është shprehur se do të jetë pjesë e opozitës pas këtyre rezultateve.

Partia Demokratike e Kosovës tash e 12 vite ka qenë pjesë e qeverisjes – dikur në krye me presidentin e tanishëm, Hashim Thaçi.

Partia Demokratike e Kosovës ka bashkëpunuar më së tepërmi me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe tani në fund edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.