Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Parlamenti Europian ka votuar pro raportit për integrimin e Shqipërisë në BE.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Përmes një postimi në Twitter, Balla tha se raporti në fjalë është hartuar nga eurodeputeti Kunt Fleckenstein.
Mësohet se PE i ka dhënë mbështetje rekomandimit për çeljen e negociatave për në BE, transmeton tch.
“Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla në rrjetin social.






