Screenshot
Lokale - eSIMy

Në Podujevë, një qytet që po përjeton një rritje të ndjeshme urbane, është duke u ndërtuar një prej projekteve më të mëdha dhe më moderne banesore në rajon: Park Towers.

Ky projekt, që po zhvillohet nga Berisha Group – njëra ndër kompanitë më të fuqishme dhe më të besueshme në sektorin e ndërtimit në Kosovë – pritet të ndryshojë rrënjësisht përfytyrimin për banimin cilësor dhe të qëndrueshëm në këtë qytet. Ja disa nga përparësitë që gëzon Kompleksi Park Towers:

• Pozicion ideal, përmasa të mëdha dhe ndërtim me standarde europiane
Park Towers po ndërtohet në një lokacion strategjik brenda qytetit, që i ofron banorëve qasje shpejtë në shërbime dhe infrastrukturë, por njëkohësisht qetësi dhe komoditet jetese. Projekti përfshin një kompleks banesor të përmasave të konsiderueshme, me një arkitekturë moderne dhe funksionale, të ndërtuar me përkushtim maksimal ndaj cilësisë dhe sigurisë.

• Risi që vendosin standard të ri në ndërtim
Një nga veçoritë më të dallueshme të kompleksit Park Towers është përdorimi për herë të parë në Kosovë i teknologjisë @Shock Transole, një sistem inovativ ndërtimi që garanton qëndrueshmëri të lartë strukturore dhe izolim të përkryer termik e akustik. Kjo teknologji është aplikuar ekskluzivisht në këtë projekt, duke e kthyer Park Towers në një pikë referimi për risitë teknike në ndërtim.

• Fasadë me tulla belge Nelisen –
Zgjedhja e tullave nga prodhuesi prestigjioz Nelisen garanton jo vetëm një pamje moderne dhe elegante, por edhe rezistencë të lartë ndaj kushteve atmosferike dhe izolim afatgjatë termik e akustik, duke e bërë fasadën funksionale dhe estetike në të njëjtën kohë.

• Dritare dhe roleta antracit nga fabrika e dritareve B-Technologie
Elementët modernë të ndërtimit, si dritaret dhe roletat në ngjyrë antracit, i japin kompleksit një pamje elegante dhe bashkëkohore. Të prodhuara nga B-Technology, kompani partnere e Berisha Group, këto përbërës ofrojnë cilësi të lartë, funksionalitet të avancuar dhe izolim superior, falë përkushtimit ndaj teknologjisë së lartë dhe standardeve evropiane.

• Projekt i rikthimit në rrënjë
Përveç karakterit modern dhe vizionit afatgjatë, ky projekt ka edhe një dimension të veçantë emocional për kompaninë. Berisha Group, e cila është kompani me rrënjë llapjane, ka gjetur motivim dhe krenari të veçantë që investimin e radhës prestigjioz ta realizojë pikërisht në Podujevë – si një kthim simbolik në vendlindje dhe një kontribut konkret për zhvillimin e zonës. Ky angazhim për të sjellë standarde të reja banimi dhe vlera të qëndrueshme është një dëshmi e përkushtimit për komunitetin llapjan dhe për të ardhmen e këtij qyteti.

Me ndërtimin që tashmë ka filluar dhe po zhvillohet me ritme të larta, Park Towers po tërheq vëmendjen e qytetarëve dhe investitorëve të shumtë. Interesimi për informacione dhe rezervime është rritur ndjeshëm, falë reputacionit të Berisha Group dhe cilësisë së lartë që po ofrohet në çdo fazë të projektit.

VIDEO

Ky kompleks pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin urban dhe ekonomik të Podujevës, duke rritur nivelin e ofertës për banesa moderne dhe duke sjellë një qasje të re në projektimin dhe ndërtimin urban.

👉 Për më shumë informacione, vizitoni faqet zyrtare të Berisha Group, ose kontaktoni zyrën e shitjes për të caktuar një takim dhe për të parë nga afër detajet e projektit.
📞 +383 48 458 456
📧 [email protected]
📍 rr. Zahir Pajaziti, Podujevë
#ParkTowers #BerishaGroup #Podujeva #NdërtimCilësor #JetëModerne #KthimNëRrënjë

IMG_8168