Të dielën pritet një ditë kryesisht me diell, por me prezencë të vranësirave kalimtare. Në orët e pasdites nuk përjashtohet mundësia për reshje të shpërndara në disa zona të thella malore.
Era do të jetë aktive, duke fryrë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, me periudha kur intensiteti i saj mund të rritet, duke arritur shpejtësi mesatare prej 17 deri në 49 kilometra në orë.
Temperaturat do të jenë pranverore, me vlerat më të ulëta që do të sillen rreth 9–11°C dhe ato më të larta që mund të arrijnë nga 24 deri në 27°C, sipas MeteoKosova.