Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me Organizatën e Veteranëve të Luftës të UÇK-së të premten janë dakorduar për bashkëpunim për pastrimin e listës së veteranëve.

“U diskutua edhe çështja e pastrimit të listave, për çfarë përfaqësuesit nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shprehën gatishmëri për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen me Qeverinë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë lidhur me takimin Kurti – OVL e UÇK-së.

Në takim, përveç Kurtit, ishte i pranishëm edhe Faton Klinaku, u.d. i kryetarit të OVL UÇK-së.

Kryeministri ndër të tjera theksoi përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e mirëqenies së veteranëve të UÇK-së, ndërsa nga OVL e UÇK-së u paraqitën kërkesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen e veteranëve.