Kompania DMC përmes publikimit të një fotografie dhe një deklarate të shkurtër njofton se është duke përgatitur një paketë për modifikimin e modelit 720S të McLarenit.

Paketa quhet “Rhein” dhe para se gjithash, përfshinë përforcimin e motorit V8 dhe modifikimin e aerodinamikës.

Aerodinamika, ndër të tjera, përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësit e pasmë shtesë (difuzer dhe spoiler), transmeton Koha.net. Të gjitha këto janë të bëra nga fibra të karbonit.

Sa i përket motorit, McLaren 720S ka motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 dhe DMC atë do ta përforcojë në 1.000 kuajfuqi.

Gjithashtu, DMC do të ofrojë vetëm 10 paketa të tilla dhe të gjitha do të kenë ngjyra të ndryshme të eksterierit.

DMC, po ashtu, do të modifikojë edhe interierin e këtij 720S (100 për qind të individualizuar sipas dëshirës së klientit), si dhe do të ofrojë edhe sete të reja të rrotave.