Gjatë dy javëve të fundit situata epidemiologjike është ashpërsuar.
Nga dita e 27 korrikut kur u shënuan 42 raste me virus, shifrat më nuk u ulën, kështu pas 15 ditë nga kjo datë vendi u përball më një shifër rekorde prej 888 sosh, njofton Klan Kosova.
E kjo gjendje e tanishme sipas pulmologut Flamur Marku do të reflektojë në ditët dhe javët në vijim edhe sa i përket kërkesës për hosptalizim.
Se do të ketë rritje të numrave të infektuar me virus e pohon edhe anëtari i komitetit për imunizim në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Teksa i njëjti shton se do të ketë edhe masa të reja, masa këto që mund të bëhen në baza vaksinimi, ku përparësi do të kenë ata që janë imunizuar.
Krahas shifrave me të infektuar, gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 16.905 doza kurse në total janë dhënë 521 mijë e 737 vaksina.






