Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm përmes një kumtese për media ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit A.K., për shkak së i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurit A.K., për shkak së i njëjtit me datën 27 nëntor të viti 2018, rreth orës 14:00, në udhëkryqin e rrugës Rastavicë- Junik, pasi kishte takuar viktimën/motrën tij Sh.M. dhe ishte fjalosur me të njëjtën, merr një gurë nga toka dhe e godet këtë të fundit në kokë ashtu që si pasojë e kësaj viktima rrëzohet në tokë. Kërkesa e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit A.K. është aprovuar nga Gjykata Themelore e Pejës.