Lokale - eSIMy

Tetë ditë para se të shpallet vendimi për katërshen e UÇK-së në Hagë, aktivistë të organizatës “Liria ka Emër” kanë kërkuar lirimin e tyre në një aktivitet simbolik të zhvilluar para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.

“Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm”, thuhej në banerin që mbante figurat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka deklaruar se nuk asnjë informacion se çfarë  vendimi është marrë në Gjykatën Speciale.

Katërshja e UÇK-së është në pritje të aktgjykimit lidhur me këtë rast, i cili do të shpallet në seancë publike më 16 shtator.

Vetëm në vitin 2025 janë organizuar pesë protesta në mbështetje të UÇK-së. Ndërsa, dy të tjera u mbajtën gjatë këtij viti.

Më 12 shtator do të mbahet një protestë tjetër në Prishtinë për të kërkuar vendim lirues për katërshen e UÇK-së.