Sot pritet të mbahet aktgjykimi përfundimtar në Gjykatën Themelore të Prizrenit ndaj të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq.
Krushjanët në rrethojat e Gjykatë kanë vendosur fotografitë e të vrarëve.
Familjarët e viktimave të mërkurën kanë protestuar para Gjykatës dhe kanë kërkuar dënim të rëndë për Tasiq.
Gjykata Themelore e Prizrenit të mërkurën ka mbajtur seancën ku u shpall fjala përfundimtare në rastin e Darko Tasiq, ndërsa aktgjykimi pritet të bëhet sot në ora 13:30.