Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka thirrur protestë në shenjë revolte për zvarritjen e punimeve në këtë magjistrale.

Para protestës që po zhvillohet në rrugën Prishtinë – Podujevë, janë bërë homazhe tek vendi ku ndodhi aksidenti në të cilën humbën jetën dy mërgimtarët.

Qytetarët kanë vendosur lule tek vendi i aksidentit e disa po i mbajnë edhe në duar.