Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Venera Berisha-Muharremi, e cila para dy ditësh rezultoi pozitive me coronavirus, tashmë ka njoftuar se në ri-testim ka dalë negativ.

Berisha-Muharremi në një shkrim në Facebook, ka njoftuar se edhe bashkëshorti edhe vajzat e saj kanë rezultuar negativ në testin për coronavirus.

“Meqë vajzat e mia dhe bashkëshorti rezultuan negativ me testin Covid-19 si dhe gjendja ime shëndetësore kurrë nuk ka qenë më e mirë se tani, u këshillova nga kolegët profesionistë të përsërisë testin. Sot u njoftova nga Klinika Infektive se në ri testim kam rezultuar NEGATIV me virusin Covid-19”, ka thënë ajo.

Megjithatë, drejtoresha ka bërë të ditur se do të qëndrojë në vetizolim deri sa të marrë rezultatin për testin e tretë.

“Për korrektësinë time me familjarët, personelin mjekësor dhe pacientët e mi të dashur dhe mijëra dashamirë që më kanë thirr dhe shkruar për të më përkrahur në këtë sfidë, po ju informoj dhe do të qëndroi ne vetizolim deri sa ta marr rezultatin edhe për testimin e tretë”.

Ndryshe, numri i personave të infektuar me coronavirus në vendin tonë ka shkuar në 1 mijë e 916.

Të dashur miq,Meqë vajzat e mia dhe bashkëshorti rezultuan negativ me testin Covid-19 si dhe gjendja ime shendetesore…

Gepostet von Venera Berisha-Muharremi am Freitag, 19. Juni 2020