Lokale - eSIMy

Restorti “Maja e Zezë” është djegur tërësisht.

Zjarri ishte raportuar më 14 mars rreth orës 05:20.

Nga Policia e Kosovës patën deklaruar se lidhur me këtë shpërthim të zjarrit ishin njoftuar nga roja i resortit.

“Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika, hetimet rajonale, Zjarrfikësit si dhe eksperti kundër Zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlerësimeve të para janë të konsiderueshme”, ishte thënë nga policia teksa u shtua se nuk dihen ende shkaktarët e zjarrit.

E një video e publikuar sot nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimi shihet tërësisht pamja e resortit që u përfshi nga zjarri.

Në këto pamje shihet qartë se dëmi është tejet i madh nga ky zjarr.