Liza Gashi, zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka folur mbi riatdhesimin e qytetarëve kosovarë.

Ajo ka treguar se deri më sot janë adresuar 2,841 kërkesa për kthim në vend, ndërsa deri tani janë riatdhesuar 1,482 krejt këto me organizim të Qeverisë, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i saj i plotë:

Si duket disa persona e duan idenë e protagonizmit në kohë pandemie. Më e rëndësishmja e kësaj situate janë numërat dhe saktësisa e tyre. Mendoj që nuk është momenti të dezinformohet. Prandaj, më lejoni të ju informoj që deri më tani sipas udhëzimeve të Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ambasadat e Kosovës fillimisht kanë bërë thirrje publike për të gjithë qytetarët që janë ngujuar jashtë Kosovës për t’u lajmëruar në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, ata/ato të cilët/cilat kanë interesim të riatdhesohen në Kosovë.

Deri me sot janë adresuar 2,841 kërkesa për kthim në vend, ndërsa deri në këto momente janë kthyer rreth 1,482 qytetarë të cilët janë riatdhesuar përmes organizimeve të Qeverisë, me rreth 10 fluturime, 4 autobusë dhe vetura private.

Pjesa tjetër në pritje do të kthehet në ditët në vijim. Ne kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët të cilët ende janë në pritje për kthim. Stafi i MPJD-së dhe diplomatët tanë janë duke punuar vazhdimisht në këtë drejtim.

Çdo kritikë dhe sugjerim besoj që na ndihmon të përmirësohemi. Por, kërkoj që të jenë po aq zëra kritik e kërkues dhe njëherit të gatshëm t’i ndihmojnë diasporës edhe për të drejtën e votës, pensionit, mësimit plotësues, dhe për angazhimin e tyre në politikëbërje…