Forca e Sigurisë së Kosovës me ekipet e saj të Kërkim Shpëtimit në ujëra, pas situatës së rënduar të përmbytjeve në vendin tonë, ka ngritur gatishmërinë operacionale.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se FSK-ja ka marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të jetëve të qytetarëve në zonat e prekura Skenderaj, Istog, Klinë dhe Mitrovicë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është përgatitur dhe gatshme që të mbështes autoritetet civile në përballje me situatën e krijuar nga vërshimet e ditëve të fundit” thuhet në njofim.