Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Llapi.info për zjarrin e madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në Peran të Podujevës.

Siç ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, një mobilieri është përfshirë nga flakët, e cila gjendet sipër një pompe të derivateve.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran të Podujevës, ku nga zjarri është përfshi një dyqan (mobileri) që ndodhet në katin e sipërm të një pompe derivatesh. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin, Zjarri është lokalizuar, nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Shkaqet që kanë çuar në këtë zjarr ende nuk dihen./Llapi.info

Llapi.info ka siguruar edhe pamje tjera nga ky moment: