Llapi.info raportoi pak më parë për një veturë që është djegur tërësisht në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Portali ka mësuar se shkaqet që kanë cuar që kjo veturë të përfshihet nga flakët është shpërthimi i një bombole gazi (plini).
Ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Llapi.info ka siguruar edhe pamje tjera nga ky rast, që fatmirësisht ka kaluar pa dëme në njerëz./Llapi.info






