Lumi Llap është një nga veçantitë më të mëdha të qytetit të Podujevës.
Bile, identifikimi si llapjanë bëhet pikërisht mbi këtë lumë.
Por, ende po vazhdon degradimi i lumit nga qytetarë të pandërgjegjshëm.
Pamje të dërguara në Llapi Info, nga lumi Llap në pjesën e fshatit Gllamnik, tregojnë mjerimin e disa njerëzve ndaj pronës publike.
Bërllok i madh i hedhur në shtratin e lumit janë pamje të tmerrshme dhe dukurinë e papastërtisë së hapësirave të përbashkëta.






