Lokale - eSIMy

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në fshatin Gërdoc të Podujevës, njofton Llapi.info.

Një rrugë rreth 1 km është vërshuar nga uji, duke ua pamundësuar banorëve kalimin në të.

”Jena blloku, as fëmijët s’po munden me shku në shkollë”, thotë banori që i ka dërguar pamjet në Llapi.info.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e organeve komunale për zgjidhjen e problemit të kahmotshëm të tyre.