Lokale - eSIMy

Kosovarët e infektuar me COVID-19 e që po kanë nevojë për oksigjenoterapi, po marrin oksigjen të importuar nga Serbia.

Një kamion me oksigjen nga Serbia është xhiruar sot duke hyrë në Prishtinë.

Në një video të siguruar nga Reporteri shihet se si kamioni me targa të Novi Sadit kalon në Vushtrri për të vazhduar më pas për në Prishtinë.

Ndryshe, para disa ditësh nga Dogana e Kosovës për Reporterin, u konfirmua se Kosova ka blerë oksigjen nga Serbia.

Kosova po vazhdon të ketë numër të madh të viktimave nga Covid-19, gjersa numri i rasteve ka shënuar rënie.

Aktualisht janë mbi 12 mijë raste të konfirmuara me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, me rastet e para të konfirmuara në maj të këtij viti.