Lokale - eSIMy

Emocionuese janë pamjet që shfaqen nga koha më e lavdishme e popullit shqiptar të fundshekullit 20.

Kryeheroi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, përveç lavdit që la pas, ka lënë edhe kujtime nëpërmjet fotografive dhe videove që s’do të harrohen kurrë.

Njëra ndër to është edhe kjo fotografi e vitit 1995, në të cilën përveç Zahir Pajazitit, shihet edhe babai i heroit Hakif Zejnullahu – Sabit Zejnullahu dhe mbesa e tij, tashmë deputete e Kuvendit, Floretë Zejnullahu.

Fotografia është bërë në odën e Sabit Zejnullahut, në fshatin Lladoc të Podujevës.

/Llapi.info/