Lokale - eSIMy

Sot, 24 vite më parë në Prishtinë u organizua një protestë e madhe kundër dhunës së Serbisë ndaj popullsis shaiptare, shkruan Llapi.info.

Kjo protestë ishte organizuar disa ditë pas rënies heroike të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Protestuesit kërkonin ndërhyrje për ta ndalur dhunën e mekanizmave të Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve.

Pjesë e kësaj proteste ishin shumë fytyra publike – politike, artistike.

Mes tyre, ishte edhe Fatmir Sejdiu – llapjani i lindur në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Sejdiu që më vonë u bë president i Republikës së Kosovës, shihet i ulur në rrugët  – gjatë asaj proteste.

Në pamjet e siguruara nga Llapi.info, shihet edhe një numër i madh i protestuesve shqiptarë, që po kërkonin liri ndaj agresionit serb. /Llapi.info