Momente frike, terrori. Vjena e sulmuar nga disa persona të maskuar, të veshur me të bardha dhe të armatosur deri në dhëmbë.

Policia ka rrethuar perimetrin e qendrës por situata është tepër e rëndë. Shkëmbime zjarri dhe disa viktima – deri tani raportohet mbi 5 të tillë – por agresorët janë ende në kërkim.

Videot e para që qarkullojnë tregojnw një polic tw maskuar ose qytetar (kalimtar i thjeshtë) që ka mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me agresorin, që më pas u sigurua që kishte ndërruar jetë dhe ka vrapuar.

Shikoni pamjet: