Pamje nga një kënd tjetër tregojnë gjithë dramën që ndodhi sot në pikë të ditës, në qendër të Istogut.
Atje, Kamer Metaj, i pajisur me një AK-47, me revole e një granatë dore, kishte tentuar plaçkitje në filialin e një banke. Duke mos mundur ta kryente këtë, ka lënë të vrarë policin, ish-ushtarin e UÇK-së, Izet Demaj.
Pamjet shpërfaqin përpjekjen për arratisje të Metajt, pasi kishte kryer vrasjen. Në video shihet edhe grumbulli i qytetarëve, teksa dëgjohen zëra që thonë gjuaj.
KTV – Kohavision ka siguruar pamje të reja dramatike të vrasësit në Istog që shihet duke i ndjekur qytetarët që po dilnin nga banka. Në hyrje të saj, shihet edhe polici i plagosur, i cili nuk u ka mbijetuar plagëve. (Paralajmërim: Pamjet mund të jenë tronditëse për një pjesë të audiencës).
Publiée par Koha.net sur Jeudi 27 décembre 2018






