Bukuria e Lumit Llap, sidomos në pjesën ku kalon nëpër qendër të Komunës së Podujevës, ka marrë pamje shqetësuese, shkruan Llapi.info.

Dikush ka hudhur një sasi të madhe të mbeturinave, të cilat janë shpërndarë në gjithë lumin.

Kjo ka ngjallur reagime të qytetarëve, të cilët kanë dërguar pamje në redaksinë e Llapi.info.

Ata kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse të marrin masa ndaj këtij degradimi që po i bëhet lumit ndër më të bukurit në vend.

Më poshtë mund ta shihni pamje të reja