Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar punimet që po bëhen në shkollën e re ekonomike.
Ky projekt në vlerë rreth 2.5 milionë euro do të krijojë jo vetëm hapësirë të mjaftueshme për nxënësit e mësimdhënësit, por edhe ambiente të ngrohta e moderne për një arsim cilësor.
Njoftimi i plotë:
Bashkë me drejtorin për Arsim, Avni Fetahu, sot i vizituam punimet në objektin e ri të Shkollës Ekonomike “Isa Boletini”, ku po punohet më një intensitet të lartë.
Ky projekt në vlerë rreth 2.5 milionë euro do të krijojë jo vetëm hapësirë të mjaftueshme për nxënësit e mësimdhënësit, por edhe ambiente të ngrohta e moderne për një arsim cilësor.
Investimi në arsim ka qenë dhe mbetet prioritet i yni qeverisës, sepse duke investuar në dije, investojmë në të ardhmen e vendit tonë!












