Momenti kur një pronar shtëpie lufton me tre persona të armatosur duarbosh, të cilët tentuan të vjedhnin në shtëpinë e tij, është kapur nga kamerat.
Pasif Ali, 35-vjeçar, arriti t’i largojë të gjithë nga shtëpia duke i rrahur ata. Megjithatë, njëri prej tyre kthehet dhe e kërcënon me një kaçavidë në dorë, transmeton lajmi.net.
Ali shfaq edhe njëherë guximshmërinë, duke marrë thikën dhe i ndjekë sërish hajdutët.
“Instiktet e mia më pushtuan. Po mundoja të bëja maksimumin t’i largoja ata nga shtëpia ime”, deklaroi ai për mediet lokale.
Ndiqini pamjet e siguruara nga tabloidi britanez ‘Daily Mail’.