Shiu i madh që ka rënë për disa ditë ka çuar në një rritje të mprehtë të niveleve të ujit dhe rrjedhjeve të lumenjve në Serbi.
Si pasojë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një situatë emergjente është në fuqi në tetë komuna në Serbi.
Madje trafiku ishte ndërprerë në disa rrugë lokale dhe kryesore, dhe ujërat e përmbytjes shkatërruan disa ura.
Sipas “Al Jazeera Balkans”, vetëm në Ljubovija, janë përmbytur rreth 700 shtëpi, dhjetëra familje u evakuuan dhe u shkatërruan tri ura, njëra prej të cilave është në rrugën kryesore.
Hidrologu Dejan Vladikoviç ka thënë për RTS-së se kishte një ngritje të fortë të nivelit të ujit në disa zona ndërkohë që meteorologët presin që reshjet të ndalojnë dhe moti të qetësohet nga e enjtja.





