Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në kuadër të hetimeve të rastit ‘Brezovica’ në disa prej lagjeve të njohura të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Policia ka kryer bastisje në lagjen Velania dhe në disa lokacione tjera, nën dyshimet për shpëlarje parash dhe veprimtarisë së fajdeve.

Sipas burimeve të Sinjalit janë arrestuar disa persona të dyshuar lidhur me rastin, teksa në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe disa vetura.