Lokale - eSIMy

Mediet në Shqipëri raportojnë se tri vajza nga Kosova kanë mbetur të lënduara në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven.

Sipas njoftimit të medieve në Shqipëri, të lënduar nga ky aksident kanë mbetur: A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe.

Tre personat e lënduar ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe parakalimi i gabuar i njërit prej tyre.