Lokale - eSIMy

Një i mitur është rrëzuar nga një lartësi në fshatin Kërpimeh të Podujevës para pak minutash, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve, i mituri ka rënë nga rreth tri metra, ku për pasojë ka pësuar edhe lëndime trupore. Llapi.info mëson se i mituri ka pësuar lëndime të konsiderueshme. Rasti ka ndodhur te vendi i quajtur “Pishat e Xhamisë” në fshatin Kërpimeh.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihen ekipet e ndihmës së shpejtë që kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e policisë së Kosovës. Portali është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./Llapi.info