Llapi.info ka raportuar për një grua që është gjetur pa shenja jete rreth orës 14:00 në Podujevë.
Portali pati raportuar se e njëjta dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga një xhami që është në ndërtim e sipër në periferi të qytetit.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka shtuar se viktima është rreth 50-vjeçare.
“Rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën “Isuf Koliqi” në Podujevë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete.
Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar ai./Llapi.info








