Një sulmi brutal ka pësuar sot pronari i barnatores ‘Rexal’ në Prishtinë, nga dy të rinj që ia zunë pritën në rrugën ‘Mark Dizdari’, ku e sulmuan me mjete të forta.

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive ku shihet momenti se si dy të rinjtë iu vunë nga pas viktimës, të cilin e rrëzojnë përtokë dhe e sulmojnë brutalisht.

Pronari i barnatores ka pësuar lëndime të rënda trupore nga ky sulm fizik, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.