Reshje të mëdha të shiut, stuhi, rrufe e re të zeza kanë kapluar kryeqytetin serb, Beogradin.
Shirat e mëdha kishin goditur qytetet e tjera sot gjatë ditës, ndërsa tani mediat serbe raportojnë se stuhia masive ka arritur në kryeqytet.
Stuhia ka qenë më së shumti e pranishme në pjesën qendrore të Beogradit, ndërsa në lagjet periferike ka qenë më e dobët.
Ndërsa kryetari i komunës, Zoran Radojicic, sot ka urdhëruar të gjithë autoritetet që të jenë në gatishmërie për çdo situatë emergjente, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin.
“Unë u bëj thirrje qytetarëve të mbyllin dritaret, dyert dhe garazhet dhe të gjitha dhomat ku mund të hyjë uji. Ata të cilët kanë tarraca të sheshta i bëj thirrje të i largojnë materialet elektrike. Bëj thirrje qytetarëve të mos dalin, por nëse kjo stuhi ju gjen në rrugë, ndaloni automjetin tuaj dhe shkoni në një vend të sigurt e prisni deri sa të kalojë stuhia” tha Radojicic.
Ndërsa, personat të cilët shfrytëzojnë rrjetin social, kanë publikuar pamje të situatës.