Stuhi e fortë që ka goditur dje pjesë të ndryshme të Kosovës ka shkaktuar dëme edhe në disa fshatra të Komunës së Suharekës.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremi, ka njoftuar për dëmet e shkaktuar në këtë komunë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar se si stuhia në një fshatë të kësaj komune ka shkulur serën nga toka.
“Dëmtime të ndryshme kanë ndodhur në shumë fshatra të Komunës së Suharekës. Fillimisht po mundohemi me të gjitha kapacitetet tona institucionale, të veprojmë aty ku ka rrezik më të madh. Bashkë do ta tejkalojmë edhe këtë situatë”, ka shkruar ai.







