Edhe sot ka vazhduar aksioni i komunës së Podujevës për ndërtimet pa leje që janë bërë në zonën e Orllanit, shkruan Llapi.info.
Llapi.info ka siguruar pamjet teksa ekskavatorët po rrënojnë disa vila në Orllan – në zonën e dytë.
Rrënimi i tyre është vazhdimësi i aksionit që u mor në fund të vitit të kaluar.
Drejtoria e Inspektoratit është duke u asistuar edhe nga Policia e Kosovës, ku tani është duke vazhduar aksioni për rrënimin e këtyre objekteve.
Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info: