Ka nisur sot rrënimi i vilave që janë ndërtuar pa leje buzë Liqenit të Batllavës, shkruan Llapi.info.

Rrënimi i vilave po bëhet me vendim të Inspektoratit të Komunës së Podujevës.

Inspektorët komunalë janë të asistuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënës i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, ka deklaruar se do të rrënohen pesë vila.

Ndryshe, rrënimi i tyre ishte planifikuar për të hënën, por që është shtyrë për shkak të tensioneve në veri të vendit./Llapi.info